Telegrafi

Bolton thotë se Trump duhet t’i kalojë ’12 ditët e ardhshme duke luajtur golf’ në Florida

Mes thirrjeve në rritje për largimin e Donald Trump nga detyra, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare John Bolton ka minimizuar shqetësimet se presidenti paraqet një rrezik të sigurisë në ditët e fundit të mandatit të tij.

Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, demokratët po bëjnë presion që Trump të përballet me një gjyq të dytë të paparë, duke cituar një “nxitje të kryengritjes” pas sulmit të Capitol-it të mërkurën që çoi në vdekjen e të paktën pesë personave.

Dhe i pyetur në lidhje me thirrjet, Bolton, i cili u shkarkua nga Trump në vitin 2019 dhe shkroi gjëra jo to mira në “The Room Where It Happened”, tha të premten presidenti duhet të japë dorëheqjen, por “ka absolutisht zero mundësi që kjo të ndodhë”.

Duke komentuar rreth shkarkimit të tij, ai ka thënë se “nuk mendon se do të ndodh një gjë e tillë”.

Ai tha se ishte një “diçka e ekzagjeruar” të imagjinosh që Trump do të kërkonte “përdorimin e forcës ushtarake” në ditët e fundit të presidencës së tij.

Gjithsesi, ai ka shtuar: “Unë mendoj se të gjithë do të ishim më mirë nëse ai hip në Air Force One dhe fluturon për në Florida dhe kalon 12 ditët e ardhshme duke luajtur golf”.

Bolton tha se ai besonte se Trump “do të donte ta mbante atë në mendjen e publikut” se ai mund të kandidonte përsëri në vitin 2024, por që “në fund të fundit nuk ka asnjë shans që ai ta bëjë këtë sepse nuk dëshiron të humbasë përsëri”.

“Ai e di që ka humbur, ai mund të pretendojë se është vjedhur një herë, nuk mund ta bësh atë dy herë”, shtoi ai. /Telegrafi/