Telegrafi

Bolton: SHBA nuk e ka përcaktuar ende pozicionin në Traktatin bërthamor

SHBA nuk e ka përcaktuar ende pozicionin e saj në Marrëveshjen për reduktimin e armëve strategjike bërthamore (START), e cila skadon në vitin 2021, tha sot në Moskë këshilltari për siguri kombëtare i presidentit të SHBA-së, John Bolton.

Komentet e Boltonit erdhën pasi presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën se ka në plan të tërhiqet nga Traktati bërthamor me Rusinë, i arritur me Moskën në kohën e Luftës së Ftohtë.

Bolton do të takohet nesër me presidentin rus Vladimir Putin, me të cilin do të bisedojë për shumë tema, e veçmas për Traktatin bërthamor.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të shtunën se Uashingtoni do të tërhiqet nga marrëveshja për shkak se Rusia për vite me radhë ka shkel dokumentin e marrëveshjes me zhvillimin e armëve të reja bërthamore.

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare John Bolton u takua sot me zyrtarë të lartë rusë për të diskutuar rreth synimit të shpallur nga Presidenti Donald Trump për t’u tërhequr nga një marrëveshje.