Këshilltari për siguri i presidentit amerikan Trump, John Bolton, në një takim me ministrin e Jashtëm slloven, Miro Cerar ka biseduar për nevojën e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Bolton, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me ministrin e Jashtëm slloven kanë biseduar për sigurinë dhe ekonominë në Evropë, me ç’rast ka theksuar është biseduar për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Kam mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë në një takim ministrin e Jashtëm slloven Miro Cerar. Si aleatë të NATO-s, ne diskutuam interesat tona të përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë në Evropë dhe nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur…, ka shkruar Bolton në Twitter. /Telegrafi/
I welcomed Foreign Minister Miro Cerar of Slovenia to the White House today. As NATO Allies, we discussed our shared economic and security interests in Europe and the need for Serbia and Kosovo to reach an agreement as soon as possible. I much appreciated his insights.
— John Bolton (@AmbJohnBolton) December 14, 2018