Site icon Telegrafi

Bolton: Katër shtete mund të ndërhyjnë në zgjedhjet e SHBA-së

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton paralajmëroi për ndërhyrje të mundshme zgjedhore në SHBA jo vetëm nga Rusia, por edhe nga Kina, Irani, Koreja e Veriut.

Bolton tha se qeveria e SHBA-së nuk është e shqetësuar vetëm për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje, por edhe me përpjekjet nga Kina, Irani dhe Koreja e Veriut.

Në SHBA është ndezur një polemikë që nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, ku pretendohet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje. Dhe në mes frikës se Moska ende po përpiqet të shkatërrojë proceset politike në SHBA, siç janë zgjedhjet e 2018, Bolton lëshoi një paralajmërim për kundërshtarët e tjerë gjeopolitikë të Amerikës, raporton CNBC.

“Unë mund të them definitivisht se është një shqetësim i mjaftueshëm për sigurinë kombëtare, në lidhje me ndërhyrjen kineze, ndërhyrjen iraniane dhe të Koresë së Veriut dhe ne jemi duke ndërmarr hapa për të parandaluar ato”, tha Bolton./KP/

Exit mobile version