Legjenda e atletikës, tashmë i tërhequr nga ky sport, po shijon rrezet e diellit bashkë me të dashurën e tij, Kasi Bennett, në vendet me ekzotike të Tajlandës.
Fotografitë që çifti i ka postuar ditët e fundit në rrjetet sociale po tërheqin vëmendjen e fansave, që ndoshta ende besojnë te rikthimi i njeriut më të shpejtë në planet në garat e sprintit.
31-vjeçari po tregon se është po kaq i shpejtë në jetën private sikurse ne pistat e vrapimit.
Kujtojmë se në vitin e kaluar, pasi i fitoi tri medalje të arta në Rio, Bolt e humbi kontrollin duke bërë jetë të shthurur për një periudhë kohorë si në Brazil ashtu edhe në Angli.
Ai u fotografia disa net radhazi duke u argëtuar me shumë femra dhe kjo padyshim se nuk i kishte pëlqyer partneres së tij, Kasi Bennett.
Sidoqoftë, ajo vendosi të mos ndahej nga Usain dhe vazhdoi lidhjen me të.
Asokohe e dashura e tij qëndroi e heshtur, teksa u publikuan vetëm disa reagime të saja në rrjetet sociale.
Por, në fund vendosi që t’ia falte për të gjitha. /SS/Telegrafi/