Telegrafi

Bolt thyen rekordin në 200 metra

Ai theu rekordin që pati vendosur një vit më herët në Lojërat Olimpike në Pekin, duke u bërë i vetmi që ndonjëherë ka mbajtur titujt Olimpik dhe botëror, si edhe rekordet në të njëjtën kohë.

Atleti nga Panamaja, Alonso Edward, u rendit i dyti me kohën 19.8, ndërsa amerikani Wallace Spearmon përfundoi i treti. Të pesë atletët e parë përfunduan nën 20 sekonda.