Usain Bolt ka debutuar për skuadrën nga A-League, Central Coast Mariners, me dy gola kundër Macarthur South West në një miqësore para-sezonale.
Bolt, mbajtësi i rekordeve botërore në 100 metra dhe tetë herë fituesi i medaljes së artë olimpike, u bashkua me Central Coast në muajin gusht.
Nënshkrimi i tij me Central Coast Mariners erdhi pas kalimit të provave te skuadra australiane.
Sot (e premte) erdhi debutimi i atletit me skuadrën australiane gjatë një miqësore para-sezonale me Macarthur South West.
Bolt luajti në vijën e sulmit dhe arriti të shënoj dy gola në këtë ndeshje debutuese.
He's done it! @usainbolt scores his first goal for @CCMariners ⚽️⚡️
Follow the game LIVE: https://t.co/H3buvFVl9b#SWSvCCM #ALeague pic.twitter.com/4O7GNWBQRS
— Isuzu UTE A-League (@aleaguemen) October 12, 2018
Goli i tij i parë erdhi në minutën e 55-të për epërsinë 3-0 me një të majtë të fuqishme, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 68-të, kur ai shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes.
Atleti xhamajkan kishte një numër shansesh të tjera para se të zëvendësohet në minutën e 75-të, por mori notë kaluese në debutimin e tij.
.@usainbolt has scored for @CCMariners again! This time he brings out the @FortniteGame celebration 😂
Follow the game LIVE: https://t.co/H3buvFVl9b#SWSvCCM #ALeague pic.twitter.com/Y6u7JWW2e6
— Isuzu UTE A-League (@aleaguemen) October 12, 2018
“Fillimi im i parë dhe shënimi i dy golave, është një ndjenjë e mirë”, ka thënë fillimisht Bolt pas ndeshjes.
“Jam i lumtur që mund të vij këtu dhe t’i tregoj botës që jam duke u përmirësuar. Jam i gatshëm të jem Marinar, të luaj më të mirën dhe të futem në ekip”, përfundoi xhamajkani. /Telegrafi/
What a night for Usain Bolt!
A double in the @CCMariners 4-0 win!#SWSvCCM #CCMFC pic.twitter.com/s9C4aIbRQs— Fox Sports Lab (@FoxSportsLab) October 12, 2018