Telegrafi

Bolt, i mirë në vrapim, por jo në basketboll

 Bolt shënoi vetëm një herë nga pesë tentimet e bëra në ndeshjen e Lindjes kundër Perëndimit, ndërsa humbi edhe dy gjuajtje të lira për një pikë.

Ai luajti 29 minuta në ndeshjen që ekipi i tij i Lindjes e humbi rëndë nga Perëndimi me rezultat 58-38, teksa vet xhamaikani thotë se është befasuar se sa seriozisht e morën këtë ndeshje kundërshtarët e tij.

“Ekipi i Perëndimit luajti vërtet shumë mirë. Unë thjesht po kënaqesha dhe ata luajtën shumë seriozisht. Ata ishin 20 pikë para nesh në pjesën e fundit dhe nuk u ndalën për asnjë moment. Ata luajtën sikur një ndeshje serioze dhe jo sikurse një ndeshje luksi mes yjeve”, ka potencuar Bolt.

Bolt shtoi se po të kishte pasur topin më shumë do të realizuar më shumë pikë edhe pse nuk ka luajtur që një kohë të gjatë. /Telegrafi/