Telegrafi

Bolt arrin në Sidnei për provat si futbollist

Një prej atletëve më të mirë që njeh historia, Usain Bolt, ka arritur në Australi para provës së tij si futblllist profesional.

Usain Bolt ka arritur te klubi nga A-League e Australisë, Central Coast Mariners, klub ky që ka shprehur interesim për sprinterin legjendar.

Fituesi i tetë medaljeve të arta, sprinteri i pensionuar po tenton që të përmbushë ëndrrën që të luajë sportin më të bukur në botë.

Bolt, i cili më parë ka stërvitur me Dortmundin, pritet që t’i ofrohet periudhë e pacaktuar për t’i lënë përshtypje trajnerit Mike Mulvey dhe hierarkisë së klubit.

“Unë e kam thënë gjithmonë se e kam seriozisht dhe dua të tregoj çka mund të bëj”.

“Unë e di se çka mund të bëj dhe unë e di se çka do të bëj, kështu që kjo është një mundësi reale”, ka thënë Bolt pasi arriti në Australi.

Ndërkaq, faqja zyrtare e Central Coast Mariners e ka përshkruar këtë ngjarje si një dëshmi se nuk duhet të mendohen kukfinjt.

“Hapi i ardhshëm i rrugëtimit të tij futbollistik po ndodh. Mos mendo kufinj”, ka shkruar në faqen zyrtare.

/Telegrafi/