Telegrafi

Bolsonaro thotë se nuk do ta marrë vaksinën kundër coronavirusit

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, tha të enjten në mbrëmje që nuk do ta marrë vaksinën kundër coronavirusit.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, në deklaratat e transmetuara drejtpërdrejt në platforma të shumta të medieve sociale, udhëheqësi i krahut të djathtë shtoi se Kongresi nuk ka gjasa t’iu kërkonte brazilianëve që të vaksinohen.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins, Brazili deri më tani ka regjistruar deri më tani 6.2 milionë raste nga coronavirusi dhe 171 mijë të vdekur.

Bolsonaro ishte infektuar me virusin vdekjeprurës gjatë muajit korrik.

“Po ju them, nuk do ta marr. Është e drejta ime”, u shpreh ai.

Presidenti brazilian është shprehur vazhdimisht se banorëve nuk do t’iu kërkohet të vaksinohen në rast se një vaksinë e coronavirusit të bëhet e disponueshme. /Telegrafi/