E ardhmja e Ledian Memushaj me shumë mundësi nuk do të jetë në Pescara.
Sipas TuttoMercatoWeb, një vëzhgues i Bolognas ka ndjekur nga afër mesfushorin shqiptar në humbjen ndaj Romës.
Edhe pse Pescara humbi me rezultat 1-4, por Memushaj ishte në mesin e më të mirëve.
The Dolphins janë në vendin e fundit në tabelë në Serie A.
Dhe kjo është një tjetër arsye shtesë që Memushaj të largohet nga Pescara. /Telegrafi/