Telegrafi

Bologna nënshkruan me Zalayeta

Arritjet e verës te Fabio Quagliarella dhe Erwin Hoffer në Napoli, kanë detyruar Zalayetan të mbetet jashtë ekipit të parë, gjë që e detyroi atë të largohet nga ky ekip.

Zalayeta tash është huazuar te Bologna, për një vit, ku do të forcojë sulmin, në krah të sulmuesit kryesor të këtij ekipi, Marco di Vaio.