Telegrafi

Bologna mposht Interin me gabimin trashanik të portierit, rikthehet në zjarr lufta për Scudetto

Bologna ka shënuar fitore ndaj Interit me rezultat 2-1 në ndeshjen e mbetur nga java e 20-të në Serie A.

Tashmë kur kanë mbetur edhe katër javë deri në fund, Milani është lider me 74 pikë, ndërsa Interi ka dy më pak.

Kampioni aktual e nisi shumë mirë takimin, duke shënuar që në minutën e 3-të, kur Ivan Perisic mori një top dhe me disa lëvizje individuale u fut në zonë, gjuajti dhe shënoi për 1-0.

Por në minutën e 28-të, Marko Arnautovic arriti të barazojë shifrat në 1-1.

Interi ka mundur të kthehej epërsinë në minutën e 33-të, por Danzel Dumfries nuk ishte i saktë.

Pjesa e dytë nuk është se solli shumë raste, me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme.

Në minutën e 82-të, stadiumi ‘Renato d’Allara’ u rikthye në festë të zjarrtë, pasi që Nicola Sansone shënoi gol me ndihmën e portierit mysafir Radu për 2-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Interi pësoi humbje, që i kushon me pozitën e parë në renditje, ku gjendet Milani tani. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore