Telegrafi

Bologna – Milan, formacionet zyrtare

Bologna dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Rossonerët janë mysafir të Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën 15-të të Serie A, takim që zhvillohet në Renato Dall’Ara nga ora 20:45.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli vjen nga një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e fundit dhe dëshiron të vazhdojë formën pozitive me një fitore.

Në anën tjetër, formë të njëjtë kanë edhe vendasit dhe pas fitores së fundit ndaj Napolit në udhëtim, duan ta mposhtin edhe Milanin në shtëpi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku Blerim Xhemaili luan titullar.

Bologna: Skorupski; Tomiyasu, Bani, Danilo, Denswil; Dzemaili, Schouten, Poli; Skov-Olsen, Palacio, Sansone

Milan: G Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer, Calhanoglu; Suso, Piatek, Bonaventura

/Telegrafi/