Telegrafi

Bologna kërkon Chevanton

Ekipi italian tashmë synon diçka më shumë se sa mbetja në Serie A, një kualifikim për në garat evropiane, dhe shqiptari është i gatshëm të harxhojë për të sjellë përvojë në ekip.

Chevanton shihet si një lojtar me profil të duhur për të ndihmuar synimet e Bolognas. Pavarësisht deklaratave se ai do të dëshironte të qëndrojë me Sevillan edhe sezonin e ardhshëm, ekipi spanjoll e ka bërë të qartë se ai nuk do të jetë lojtar i rëndësishëm as në sezonin e ri.

Ndryshe, një rikthim në Seria A mund t’i japë rastin Chevanton të përsërisë suksesin të cilin e pati gjatë tri viteve me ekipin e Lecces, në mes të 2001 dhe 2004.