Ardian Ismajli mund ta bëjë hapin e madh në karrierë gjatë afatit kalimtar dimëror.
Mbrojtësi shqiptar që po luan me Hajdukun e Splitit është bërë objektiv i skuadrës së famshme italiane Bologna.
Paraqitjet e mira me Hajdukun dhe Kombëtaren shqiptare kanë bërë drejtuesit e Bolognës ta rikthejnë interesimin për Ismajlin.
Sipas asaj që ka raportuar Corriede di Bologna, drejtuesit e klubit italian po mendojnë ta afrojnë Ismajlin në janar.
Prishtinasi mund t’i bashkohet klubit italian për një shumë rreth 1,5 milionë euro.
23-vjeçari ka zhvilluar 16 ndeshje këtë edicion me Hajdukun e Splitit dhe është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar në Kroaci.
Kujtojmë që Ismajli në kohët e fundit është bërë një futbollist shumë i rëndësishëm edhe për Kombëtaren e Shqipërisë që ka luajtur rregullisht. /Telegrafi/