Site icon Telegrafi

Bologna – Inter, formacionet zyrtare

Bologna dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Nerazzurrët janë mysafirë të Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në kampionatin italian, e cila zhvillohet në Renato Dall’Ara nga ora 18:00.

Skuadra e Luciano Spallettit nuk ka bindur ende pasi ka vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para dhe dëshiron që ta marrin tre pikëshin e parë këtë sezon.

Në anën tjetër, edhe vendasit kanë vetëm një pikë nga dy ndeshje dhe presin rezultat pozitiv nga kjo ndeshje para shikuesve të tyre.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te Bologna titullar është Blerim Xhemaili, ndërsa te Interi mungon Mauro Icardi shkaku i një lodhje muskulore.

BolognaSkorupski; Gonzalez, Danilo, Helander; Mattiello, Dzemaili, Pulgar, Poli, Dijks; Falcinelli, Santander.

InterHandanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Gagliardini, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Keita.

/Telegrafi/

Exit mobile version