Site icon Telegrafi

Bologna 1-5 Roma, nota e Marash Kumbullës dhe të tjerëve

Roma ka fituar 5-1 ndaj Bolonjës në kuadër të javës së 11-të në Serie A.

Golat për Giallorossët i shënuan Andrea Poli (auto-gol), Edin Dzeko, Lorenzo Pellegrini, Jordan Veretout  dhe Henrikh Mkhitaryan, derisa për vendasit shënoi Bryan Xristante (auto-gol).

Roma ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.21, gjersa Bolonja u vlerësua me 5.92.

Lexo po ashtu Roma tregohet e pamëshirshme ndaj Bolonjës - fiton me katër gola dallim

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Pellegrini që shënoi dhe asistoi nga një herë, duke u notuar me 9.3.

Paraqitje solide në këtë takim pati Marash Kumbulla që u vlerësua me 6.2.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Andrea Poli që shënoi auto-gol dhe u notua me 5.0.

Notat e lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

Foto: WhoScored

 

Foto: WhoScored
Exit mobile version