Milani ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Bologna 1-2.
Rossonerët janë rikthyer te fitorja pas pesë ndeshjeve ku kishin marrë katër barazime dhe kishin pësuar një disfatë.
Hakan Calhanoglu dhe Giancomo Bonaventura shënuan golat për tri pikët e mysafirëve.
Ndërkohë qendërmbrojtësi De Maio ishte realizator i vetëm për skuadrën vendase.
Mesfushori turk Hakan Calhanoglu kishte notën më të lartë në këtë sfidë.
Me paraqitje të mirë u dalluan edhe dyshja italiane Bonaventura e Cutrone si dhe mbrojtësi i djathtë Davide Calabria.
Tek Bologna nota më e lartë shkoi për qendërmbrojtësin De Maio, ndërsa ajo më e ulëta për Gonzales. /Telegrafi/