Telegrafi

Bologna 0-3 Juventus, vlerësimet e futbollistëve (Foto)

Juventusi ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e tyre në udhëtim te Bologna në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Serie A.

Zonja e Vjetër i është kthyer fitoreve në kampionat pas barazimit ndaj Interit dhe kështu është ngjitur në pozitën e dytë në kampionatin italian.

Golat në këtë ndeshje për skuadrën e drejtuar nga Massimiliano Allegri u shënuan nga Miralem Pjanic (27′), Mario Mandzukic (36′) dhe Blaise Matudi (64′).

Lexo po ashtu Juventusi fiton thellë në Bologna, ngjitet në pozitën e dytë (Video)

Lojtari më i vlerësuar ishte mesfushori boshnjak, Pjanic, i cili u vlerësua me notë 8.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për portierin e vendasve, Antonio Mirante që u notua me 5.4. /Telegrafi/

Bologna:

Dështuan edhe Okwonkwo, Helander dhe Verdi

Juventus: 

Paraqitje të lartë patën edhe Mandzukic, Matuidi dhe Costa