Site icon Telegrafi

Bologna 0-3 Inter, nota e Xhemailit dhe të tjerëve

Bologna - Inter (Getty Images)

Interi ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Bologna me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Serie A.

Skuadra e Luciano Spalettit ka arritur të shënojë fitoren e parë në sezonin e ri të kampionatit italian.

Fitorja e Nerazzurrëve erdhi pas golave të shënuara nga Radja Nainggolan (67′), Antonio Candreva (82′) dhe Ivan Perisic (85′).

Lexo po ashtu Nainggolan debuton me gol në fitoren bindëse të Interit ndaj Bolognas

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli kroat, Perisic, i cili u vlerësua me notë 8.4, ndërsa nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin Lukasz Skorupski që u notua me 5.4.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti mesfushori me prejardhje shqiptare, Blerim Xhamaili, i cili pati një paraqitje solide duke u vlerësuar me notë 5.9. /Telegrafi/

Bologna:

Inter: 

Exit mobile version