Site icon Telegrafi

Bologna 0-1 Milan, nota e Xhamailit dhe të tjerëve (Foto)

Milan ka fituar në fund në udhëtim ndaj Bolognas me rezultat 1-0.

Skuadra e Vincenzo Montellas ka arritur ta fitoj një ndeshje shumë të vuajtur, pasi e ka përfunduar me nëntë futbollistë, pas daljes me kartonë të kuq të Gabriel Palettas dhe Juraj Kuckas.

Lexo po ashtu Milani fiton me dy lojtarë më pak (Video)

Golin e vetëm për kuqezinjtë e ka shënuar i riu kroat, Mario Pasalic, i cili ka shënuar në minutën e 89 pas asistimit të Gerard Deulofeu, i cili ishte më i vlerësuari i ndeshjes me notën 7.9, ndërsa mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, ishte ndër më të mirët te vendasit duke u notuar me 6.9.

Lojtarët më të dështuarit ishin të larguarit e Milanit, Paletta me notën 5.4 dhe Kucka, i cili u nota me 5.5. /Telegrafi/

Bologna:

Verdi e Pulgar ishin më të dalluarit te Bologna

Milan:

Vlerësim pozitiv patën edhe Donnarumma dhe Pasalic

 

Exit mobile version