Site icon Telegrafi

Bollywood do të realizojë film për Nënë Terezën

Bollywood po planifikon një film biografik për laureaten e çmimit Nobel për Paqe, Nënë Terezën, që pritet të shfaqet në vitin 2020.

Siç njofton gazeta indiane “HindustanTimes”, në filmin e regjisores Seema Upadhyay do të luajnë aktorë indianë dhe ndërkombëtarë.

Filmi do të prodhohet nga Praeep Sharma, Nitin Mahnmohan, Girish Johar dhe Prachi Manmohan.

Këta të fundit, raporton gazeta, janë takuar me motrën Prema Mary Pierick dhe kanë marrë miratimin e saj për të nisur biografinë për Nënë Terezën.

Prodhuesit e këtij filmi biografik për Nënën Terezë, thonë se janë të kënaqur të bashkëpunojnë për të dhënë mesazhe se si Tereza shfaqi në gjithë botën fisnikërinë dhe bamirësinë e saj.

Filmi është në proces të finalizimit dhe besojnë se deri në fund të 2019-së do të jetë gati, e në 2020 do të lançohet.

Nënë Tereza, emri i së cilës ishte Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi).

Humanistja e njohur me origjinë shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfëritë e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi gjithë jetën.

Ndërsa me 4 Shtator 2016, Papa Francesku e shpalli shenjtore. /oranews/

Exit mobile version