Studimet kanë treguar që nëse hani një pjatë me bollgur çdo ditë, nivelet e kolesterolit në gjak do të bien për 12 deri në 24 përqind, e sidomos nëse ato janë shumë të larta, për shkak të përmbajtjes së fibrave të tretshme.
Bollguri është burim i pasur me fibër e cila formon një lloj xheli në zorrët tua që ndihmon në zvogëlimin e absorbimit të yndyrave që hani.
Është i pasur me vitaminën E, betakarotinë dhe betaglukan, që ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit. Bollguri, rrit edhe efektin e antibiotikëve.
Kur u publikuan zbulimet në vitet e ’80, bollguri u bë një ushqim shumë i popullarizuar dhe shumë i kërkuar.
Popullariteti i tij u rrit edhe më shumë kur Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve në SHBA konfirmoi që ushqimet të cilat përbëhen nga mielli i tërshërës ose krundet e tërshërës, mund të përfshijnë përfitime për zemrën, nëse kombinohen edhe me një dietë me pak yndyrë.
Si drithë integral, bollguri rrit nivelin e testosteronit në trup. Reagon si relaksues dhe zvogëlon ngurrjen në trup, në organe intime, veçanërisht u rekomandohen atyre që kanë problem me ereksion.
Andaj, përdorini në mëngjes dhe zgjoni epshin së bashku me partnerin, transmeton Telegrafi.
Bollguri, rekomandohet ta përfshini në menynë e përditshme ushqimore. Ky është njëri prej vakteve më të mira në çdo kohë të ditës, sepse na ngopë, ndërsa nuk shkakton urth.
Mund t’i shtoni edhe rrush të thatë, sepse bollguri absorbon thartirën. /Telegrafi/