Telegrafi

Bolla afro dy metra e gjatë kapet në një paralagje të Kamenicës (Video)

Arian Mavriqi, një djalë i pasionuar pas fotografive ka xhiruar një bollë, rreth dy metra të gjatë, dhe atë në një paralagje të qytetit të Kamenicës.

Siç ka bërë të ditur Mavriqi për Telegrafin, videoja është realizuar pikërisht afër lumit të qytetit të Kamenicës, gjegjësisht afër Shkollës Fillore “Dëshmorët e Kombit” të këtij qyteti.

“Këtë video, bashkë me shokun Besnik Jakupin e kemi realizuar sot me Gopro 5 Black. Bollën qe do ta shihni e kemi xhiruar në Kamenicē afër lumit. Kjo nuk ishte e vetmja që e kemi parë sot”, ka thënë Mavriqi.

Ai ka treguar edhe një përvojë sa interesante por edhe të frikshme, kur gjatë xhirimeve kanë hasur në një bollë më të vogël, e cila madje edhe i kishte sulmuar.

“Për nja 10 centimetra nuk e ka kap një shok timin”, ka treguar Mavriqi. /Telegrafi/