Telegrafi

“Boll vonë në Evropë, po në Leposaviq kur”?

Përfaqësues të Aleancës së të rinjve të Kosovës sot shpërndanë fletushka me shkrimin “Boll vonë në Evropë, po në Leposaviq kur?”.

ARK theksoi se pas lajmit të vonuar për rekomandimin e liberalizimit të vizave bëhet edhe më shqetësues fakti që kemi mundësi lëvizjeje në Evropë, ndërsa nuk mund të shkojmë në zonat veriore të vendit tonë.

“ARK konsideron që zgjidhja e këtij problemi po zvarritet tash e sa kohë si pasojë e pa zotësisë së qeveritarëve, duke dialoguar vazhdimisht me Serbinë pa rezultate, duke bërë marrëveshje të shumta e që nuk u zbatuan asnjëherë. Edhe raportet ndëretnike në veri mbeten në tension si pasojë e sovranitetit të kufizuar. Me mungesë të këmbëngulësisë  nga ana e qeverisë për të zgjidhur këtë çështje urgjente, rrisin brengën për një të ardhme me konflikte dhe pasoja të mëdha”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/