Telegrafi

Boll më me dilema! Kjo është forma e syzeve që i duhen fytyrës tuaj

Problem më vete është gjetja e syzeve që shkojnë me formën e fytyrës. Madje ka njerëz që deri në një moshë nuk përdorin syze vetëm për shkak të kësaj arsyeje.

Të gjithë e kemi patur të paktën njëherë këtë mëdyshje.

Megjithatë, asgjë s’është e pamundur, madje as gjetja e skeletit perfekt për fytyrën tuaj.

Për fytyrën në formë katrore janë ideale syzet me skelet të rrumbullakët

 

Ky është modeli që i duhet fytyrës në formë zemre dhe mjekërr me pak majë

 

Kur vjen puna te fytyra e rrumbullakët/ovale çdo formë duket mirë

 

Vija e flokëve pak e harkuar bën që sa më cepa të theksuar të kenë syzet, aq më mirë është

 

Sërish katrore por fytyra mbulohet prej flokëve. Në këtë rast syzet sy mace janë zgjidhja