Inter kanë njoftuar zyrtarisht se drejtori ekzekutiv i klubit, Michael Bolingbroke ka dhënë dorëheqjen, me Jun Liu, i cili do ta zëvendësoj atë.
Drejtori ekzekutiv anglez ka qenë i lidhur me një dalje në ditët e fundit, pjesërisht për shkak të mbështetjes së tij të fortë për shkarkimin e trajnerin Frank de Boer.
Bolingbroke u emërua nën dirigjencën e Erick Thohir, dhe ndërsa indoneziani mbetet ende mbetet President, Suning Group tani është aksionari kryesor dhe merr vendimet e klubit.
“FC Internazionale Milano konfirmojnë se Bordi i Drejtorëve është takuar këtë mëngjes dhe e pranoi dorëheqjen e Michael Bolingbroke si drejtor me efekt të menjëhershëm. Ne dëshirojmë atij të mirë e fat për të ardhmen”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit, përcjell Telegrafi.
“Z. Jun Liu, zëvendës-kryetar i Suning Sports Group, emërohet si drejtori i përkohshëm i Inteirt. Z. Liu merr përsipër drejtimin ditë-për-ditë të klubit nga sot dhe do të bazohet në zyrën qendrore të Interit në Milano. Z. Liu tashmë ulet në Bordin e Drejtorëve të Interit”, përfundoi deklarata e klubit. /Telegrafi/