Ne pamë një skenë të pazakontë gjatë kualifikimeve të djeshme për Çmimin e Madh të Italisë.
Nuk është e pazakontë që kafshët e vogla ndonjëherë gjenden në pistat e Formula 1, por kjo është veçanërisht e theksuar në Çmimin e Madh të Italisë.
Pista “Autostrada Kombëtare Monza” ndodhet në parkun Monza, i cili mbulon një sipërfaqe prej 688 hektarësh, dhe ka shumë kafshë që nganjëherë humbasin në pistë.
https://www.youtube.com/watch?v=K0Bt_dNeGuc&t=2s
Kjo ndodhi dje gjatë kualifikimeve për Çmimin e Madh të Italisë, transmeton Telegrafi.
Duke dalë nga kthesa e shtatë (Lesmo 2) në pjesën e parë të kualifikimit, shoferi i Williams, Nicholas Latifi shtrydhi gazin e plotë, por në atë moment lepuri i vogël po vraponte në pistë.
Për fat të mirë për kafshën, ajo ishte më e shpejtë se një makinë e Formula 1, dhe arriti të shmangë vdekjen e sigurt.
Ndryshe, renditjen tabelare të garave më të shpejta me vetura i udhëheq Max Verstappen, pasohet nga Lewis Hamilton. /Telegrafi/