Site icon Telegrafi

“Boki 13” ka kryer 25 kontrolle në spitalin e burgut të “Shuto Orizares”

foto: makfax

Inspektorati Shtetërorë Shëndetësorë Sanitar informon se dje është bërë kontroll e jashtëzakonshme nga inspektorët në ordinancën në të cilën gjendet brenda burgut të “Shuto Orizares”, pas marrjes së informacionit të avokatëve të Bojan Jovnovskit, të cilët akuzojnë për moskujdes shëndetësorë, në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Nga inspektorati, nuk është konstatuar lëshime nga autoritetet e Inspektoratit Shtetërorë Shëndetësorë Sanitar.

Nga atje thonë se nga kontrolli i kryer në dokumentet mjekësore, Jovanovski për herët të parë ka kërkuar ndihmë mjekësore më 16 korrik, me çka është trajtuar dhe iu është dhënë terapi.

“Në periudhën prej 16 korrikut deri më 13 nëntor, për pacientin janë shënuar gjithsej 25 kontrolle për të cilën janë dhënë edhe udhëzime speciale dhe spitalore deri tek shtëpitë shëndetësore të nivelit sekondar dhe terciar”, thonë nga Inspektorati Shtetërorë Shëndetësorë Sanitar./Telegrafi/

Exit mobile version