Site icon Telegrafi

Boletini vizitohet nga qindra qytetarë

Qindra qytetarë kanë marrë udhë drejt Boletinit për të vizituar Kullën e heroit kombëtar, Isa Boletini, për këtë 28 nëntor – 104 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, njofton Klan Kosova.

Kjo kullë tashmë është bërë një vend simbol, prejse janë rikthyer eshtrat e heroit dhe po vizitohet çdoherë e më shumë nga shqiptarët gjithandej.

Nipi i Isa Boletinit, Gazmendi, ka thënë për Klan Kosovën se është mirë që po vizitohet ky vend nga shqiptarët gjithandej e më shumë dhe kështu duhet të vazhdohet.

Ndër mysafirët e shumtë në kullën e Isa Boletinit ka qenë edhe kryetar i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Bahtiri deklaroi se “ky është vendi ku ka filluar ndryshim i historisë për shqiptarët dhe duhet të respektohet si i tillë”.

Rreth orës 12:00 pritet që në Boletin të mbërrije edhe një delegacion në krye me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Exit mobile version