“Me negociata dhe bisedime në të cilat do të merrnin pjesë edhe patriakana serbe dhe ajo ekumike, mund të gjendet zgjidhje edhe për kishën në Shkup”.
Kështu deklaron zv.ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Markos Bolaris, në një intervistë për televizionin grek “ERT”, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
“Mendoj se edhe për kishën që ekziston në Shkup, e cila ishte nën historinë e Kryepeshkopisë së Ohrit, me bisedime dhe negociata që do të jenë në nivel të kishës, mund të gjendet zgjidhje, jam i sigurt. Nga momenti kur u ndërpre propaganda, anti-shkencorja dhe anti-grekja, janë hapur rrugë edhe për këtë popull që të integrohet në BE dhe të jetë partneri ynë në NATO”, thotë Bolaris.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, i cili njëherit e kryesoi ekipin grek në Komitetin e librave, në intervistën thotë se problemi në të kaluarën për të cilin Greqia ishte e zemëruar “ishte provokimi dhe sfidimi i objektivitetit të historisë dhe propagandës joshkencore, johistorike dhe joakademike e cila ishte shkaku kryesor për tensionin i cili ekzistonte mes të dyja vendeve dhe mes të dy popujve”.
“Nga momenti kur ky popull në Shkup heq dorë nga propaganda e cila është në dëm tonin është absolutisht e qartë se hapen perspektiva të reja që të mundemi të bisedojmë me ta, të bashkëpunojmë me ta në nivel të popujve krishterë ortodoksë”, thotë zëvendës shefi i diplomacisë greke./Telegrafi/