Site icon Telegrafi

Bolaris: Marrëveshja e Prespës obligon që të largohen përmbajtjet irredentiste nga librat shkollorë

Zv. ministri i Jashtëm i Greqisë, Markos Bolaris në intervistë për “News24” ka demantuar informacionet dhe spekulimet nëpër mediat greke për shkëmbimin e përmendoreve në mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Bolaris tha se në vend gjatë periudhës së kaluar po shpërndahen lajme të rrejshme dhe tha se kjo është një gjë shumë serioze.

Ai gjithashtu theksoi se nga viti i ri shkollor duhet të largohen të gjitha librat me përmbajtje irredentiste.

“Marrëveshja e Prespës i obligon palët, librat dhe materiali mësimor, se nga viti i ri shkollor të mos ketë asnjë qëndrim irredentist ose revizionist”, tha Bolaris dhe shtoi se në librat arsimor të Greqisë, si vende anëtare e BE-së, nuk ekziston diçka të tillë./Telegrafi/

Exit mobile version