Jemi optimistë se mund të përmbushen obligimet e marrëveshjes së Prespës, që tekstet e vitit të ardhshëm nuk do të përmbajnë irredentizëm dhe revizionizëm, tha zv. ministri i Jashtëm grek, Markos Bolaris, i cili po ashtu udhëheqë palën greke në komitetin të përbashkët ndërdisiplinor të ekspertëve nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, njofton AIM nga Athina.
Bolaris sqaron se ndoshta zbatimi nuk do të jetë 100 për qind për shkak të kohës së shkurtër, por shton se në vitin e ri shkollor, tekstet shkollore do të jenë në përputhje me parakushtet e Bashkimit Evropian për shtetet anëtare.
Për takimin e fundit të mbajtur në Shkup para disa ditësh, Bolaris tha se bisedimet ishin me qëllim të mirë dhe se ekzistojnë njerëz të cilët duhet të tejkaloheshin vetvetiu, sepse në vitet e fundit kishte “propagandë anti shkencore, anti akademike dhe anti historike, për të krijuar një ideologji”.
Bolaris shpjegon se pasi që Greqia ka qenë anëtare e Bashkimit Evropian për rreth 40 vjet, tekstet greke kanë kaluar shpesh nëpër një sitë dhe në mënyrë që “nuk ka pretendime irredentiste në asnjë drejtim”./Telegrafi/