Telegrafi

Boksierja kosovare ‘knock-out’ rusen (Foto)

Donjeta Sadiku e ka nisur mirë Kampionatin Evropian për boks.

Boksierja merr pjesë në kategorinë për të rejat në kampionatin që po zhvillohet në Turqi.

Sadiku ka mposhtur në raundin e parë boksieren ruse, Dina Bogdanova.

Në xhiron tjetër Donjeta Sadiku përballët me Bjellorusen, Prakofyeva, e cila këtë raund e kaloi pa luftë.