Site icon Telegrafi

Boksierja Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Hungari

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Hungari.

Donjeta Sadiku është sportistja e radhës që i sjell medalje të artë Kosovës.

Boksierja nga Kosova ka fituar turneun ndërkombëtar “Bocskai Istvan” të mbajtur në Debrecen të Hungarisë.

Lexo po ashtu Komuna e Prishtinës zgjedh sportistët më të mirë, Donjeta Sadiku 'sportistja e vitit' (Foto)

Sadiku në finale mposhti boksieren kroate, Sara Behram dhe në fund fitoi medaljen e artë.

Këtë fitore dhe medaljen e artë në Hungari për Sadikun e konfirmoi trajneri i saj, Besim Brahimi me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

Pamje gjatë fitores në gjysmëfinale (Foto/Besim Brahimi)

Vlen të theksohet së në gjysmëfinale, Donjeta fitoi ndaj hungarezes Olah Eszier, e cila e ndërpreu meçin në raundin e dytë.

Lexo po ashtu Donjeta Sadiku fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian

Kështu, Donjeta edhe një herë konfirmoi se nuk është rastësisht nën-kampione e botës në vitin 2015.

Donjeta Sadiku gjithashtu është edhe kampione e Evropës në vitin 2016 dhe nën-kampione evropiane në vitin 2016, në konkurrencën e juniorëve. /Telegrafi/

Exit mobile version