Telegrafi

Boksierja Donjeta Sadiku e argjendtë në turneun “Balkan”

Po vazhdon të zhvillohet turneu ballkanik i boksit në Botevgrad të Bullgarisë.

Boksierja jonë, Donjeta Sadiku ka arritur edhe një sukses në karrierë duke rrëmbyer medaljen e argjendtë.

Ajo ka pësuar humbje në finale kundër brazilianes Gomez Gleisiele, në kategorinë deri në 64 kilogramë.

Garuesja jonë tregoi formë të mirë në këtë turne që i solli edhe një medalje të rëndësishme në karrierë.

Theksojmë se Sadiku do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror të boksit që do të mbahet në shtetin e Indisë.

Lexo po ashtu MKRS mbështet sportisten Donjeta Sadiku me 12.300 euro

Donjeta javë më parë ka marrë me këtë rast një mbështetje financiare prej Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e cila kap shumën e 12 mijë eurove. /Telegrafi/