Kundërshtarja e njërës prej dy boksiereve që po kritikohen për shkak të gjinisë në Lojërat Olimpike të Parisit u duk se bëri një gjest të fshehtë brenda ringut.
Të shtunën, boksierja tajvaneze Lin Yu-Ting, e cila thuhet se dështoi në një test gjinor të paspecifikuar në Kampionatin Botëror në 2023, regjistroi një fitore ndaj Svetlana Staneva.
Siç raporton talkSPORT, pas konfirmimit të rezultatit, bullgarja u shfaq duke protestuar teksa hoqi dorezat para se të bënte një simbol X me gishta.
Lin, së bashku me algjerianen Imane Khelif kanë qenë në qendër të polemikave pasi dyshja u skualifikuan nga Kampionati Botëror vitin e kaluar.
Kundërshtarja e Khelif, Angela Carini nga Italia u tërhoq nga meçi pas vetëm 46 sekondash.
Duke folur më pas, ajo tha: “Gjithmonë e kam nderuar vendin tim me besnikëri. Këtë herë nuk ia dola sepse nuk mund të luftoja më. Kështu që unë i dhashë fund ndeshjes”.
Mes polemikave, presidenti i IOC Thomas Bach tha të shtunën: “Çdo grua që është, sipas rregullave, (një grua) atëherë duhet të lejohet (të konkurrojë)”.
“Kur flisni për të drejtat e njeriut, atëherë duhet të flisni për të drejtat e njeriut të çdo gruaje për të marrë pjesë në garën e një gruaje – dhe unë do të doja të citoja boksieren italiane, e cila po konkurronte kundër algjerianes (Imane Khelife)”.
“Dhe unë mendoj se kjo i shpjegon të gjitha dhe kjo është ajo që ka të bëjë me shpirtin olimpik. Respekti për kundërshtarin tuaj, nëse fitoni apo humbni dhe, meqë ra fjala, të dyja këto femra kanë humbur një sërë luftimesh”.
“Imane ka humbur nëntë ndeshje në garat ndërkombëtare dhe asnjëherë nuk ka pasur ndonjë problem për këtë. Madje ajo është ftuar nga Federata Italiane e Boksit të stërvitet me kolegët e saj sportistë italianë në Itali dhe nuk ka pasur asnjë problem”, shtoi Bach. /Telegrafi/