Telegrafi

Boksieri Tefik Bajrami do të mbrojë titullin kundër turkut, Gurkum Ozcan Cetinkaya

Kampioni i botës në boksin profesionist për versionin WBU (World Boxing Union) në peshën Cruiser (86-91 kg), Tefik Bajrami do të mbron për herë të parë këtë titull kundër kampionit Gurkum Ozcan Cetinkaya nga Turqia.

Ozcan është emër i njohur dhe ka boksuar me kundërshtar me emra të njohur dhe të mëdhenj në boksin profesionist .

Bajrami është maksimalisht i përgatitur, ku vlen të cekët se ishte me ekipin e vet për dy javë në stërvitje në Tajlandë .

Ndër të tjera do të ketë edhe ndeshje në tai-boks ndërsa ndeshja do të mbahet në sallën Krauer në qytetin e Kriensit të Kantonit të Luzernit dhe pritet të filloj në ora 18:30.

Kujtojmë se më 1 prill të vitit të kaluar, boksieri shqiptar u shpall kampion pasi mposhti argjentinasin Diego Sanabria. /Telegrafi/