Telegrafi

Boksieri shqiptar synon titullin e kampionit botëror

Sot, në takimin që ministri i Diasporës, Valon Murati, pati me boksierin shqiptar nga Zvicra, kampionin e ri ndërkombëtar për Euro-Azi në WBF, Tefik Bajrami, e përgëzoi për titullin e fituar.

Ministri Murati tha se ky sukses është një dëshmi se shqiptarët janë të suksesshëm edhe në fushën e sportit.

Kampioni shqiptar në WBF, Bajrami, e falënderoi ministrin Murati, përkatësisht Ministrinë e Diasporës për mbështetjen institucionale që i ka dhënë.

Ai e njoftoi ministrin Murati për planet në boksin profesionist, duke theksuar se synon ta arrijë titullin e kampionit botëror.