Telegrafi

Boksieri shqiptar bokson në SHBA më 30 prill

Boksieri i kategorisë super-pendël, Dardan Zenunaj, do të ngjitet në ring në Kaliforni më 30 prill, ku do të zhvillojë një duel në tetë raunde.

Dueli i Zenunajt do të jetë parameç i përballjes së madhe të kategorisë velter, mes Andre Bertos dhe Victor Ortizit.

Për Zenunajn, 28-vjeçar, do të jetë përballja e 13-të në boksin profesionist. Ai ka 11 fitore (9 KO) dhe një humbje.

Ai ishte paraparë të luftojë më 16 prill në New York, por vendosi ta shtyjë përballjen, shkruan Koha Ditore.

Zenunaj bëri famë në SHBA kur më 11 dhjetor të vitit të kaluar nokautoi talentin amerikan Bryant Cruz në raundin e shtatë në një përballje që u transmetua nga televizioni i madh amerikan Showtime.