Boksieri nga Kosova, Bernardin Jakaj, e ka mposhtur boksierin serb Marko Nikolic në meçin e vlefshëm për kategorinë gjysmë të rëndë.
Nikolic pati provokuar para meçit në baza nacionaliste, por Jakaj e tregoi veten në ring.
Meçi i zhvilluar në Austri u dominua nga Jakaj ku boksieri me prejardhje nga Gjakova e rrëzoi një herë Nikolicin në rundin e tretë.
Por serbi rezistoi deri në rundin e dhjetë që ishte i fundit, e më pas fitorja u vendos nga gjyqtarët. Jakaj ishte fitues i padiskutueshëm, pasi dominoi thuajse secilin rund.
On the 24th anniversary of #NATO's bombing of the Serbian genocidal forces' nurseries, the 🇦🇱#Albania|n boxer from the Republic of 🇽🇰#Kosova B. jakaj, 💣bombed the 🇷🇸#Serbia|n boxer M. Nikolic in 🇦🇹#Austria. pic.twitter.com/5TM199GLyQ
— Arbër | The Republic of Kosova (@Arber_RKS) March 24, 2023
Për Jakajn ishte meç mjaft me peshë. 25-vjeçari nga Gjakova vazhdoi bilancin e 100 për qind , me 14 fitore në po aq meçe.
Serbi para përballjes pati postuar hartën e Kosovës me flamurin serb dhe me shkrimin “S’ka dorëzim”. U fut në ring me sirenat e bombardimit të NATO-s.
Jakaj pas meçit ka thënë se nuk ka pritur që do të shkohet deri në dhjetë runde, ndërsa synimet i ka të arrijë te titulli i botës. /Telegrafi/