Boksieri shqiptar, Senad Gashi, e ka humbur pa të drejtë duelin kundër Tom Schwarz – me skualifikim.
Gjatë raundit të dytë, boksieri pejan ishte në një ofensivë dhe pritej ta nokautonte kundërshtarin, mirëpo ai e kapi dhe në përpjekje që të shkëputej, Senadi e preku me kokë.
Schwarz në mënyrë simulative menjëherë u rrëzua në tokë duke bërë që Gashi të ndëshkohej me dy pikë.
Meçi vazhdoi dhe Gashi ishte shumë i rrezikshëm, mirëpo rivali i tij ishte i vetëdijshëm se do të humbe dhe shfrytëzoi momente të tjera simulimi për të dalë fitues në fund.
Nervozizmi u shpërnda edhe në kampin e boksierit shqiptar, me ç’rast në ring u përfshi edhe trajneri i Gashit duke u krijuar një kaos i madh.
Për ta qetësuar situatën intervenoi edhe stafi i sigurimit për të penguar ndonjë përplasje më të madhe.
Kjo ishte humbja e parë e Gashit, i cili numëronte 16 fitore të mëparshme, ndërsa ky meç zhvillohej në kuadër të titullit të kampionit gjerman të peshave të rënda BDB dhe kampion mbetet Tom Schwarz. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vs7-6PQQgaI