Telegrafi

Boksieri Patriot Behrami mposht bindshëm italianin Mangiacapre, kalon në çerekfinale të Minsk 2019  

Patriot Behrami (Foto: Kosovo National Olympic Committee/Facebook)

Boksieri i ri nga Kosova, Patriot Behrami ka fituar ndeshjen e radhës dhe ka kaluar në çerekfinale në Lojërat Evropiane ‘Minsk 2019″

Patriot Behrami ka kaluar në çerekfinale të Lojërave Evropiane që po zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë.

Djaloshi i ri nga Kosova ka fituar përballjen ndaj italianit, Vincenzo Mangiacapre, i cili ishte medalist i bronztë në Lojërat Olimpike Londra 2012.

Patriot Behrami (Foto: Kosovo National Olympic Committee/Facebook)

Ishin gjyqtarët që vendosën për fitoren e djaloshit nga Kosova, duke fituar me rezultat të ngushtë 3-2.

Patriot Behrami dhe trajneri i tij Besim Brahimi (Foto: Kosovo National Olympic Committee/Facebook)

Boksieri jonë u tregua i talentuar dhe i fortë edhe në ndeshjen e parë ku shënoi fitore bindëse ndaj kroatit Marko Zheljko.

Në këtë ndeshe, Patrioti triumfoi 4:0, në kategorinë deri në 69 kilogramë, duke e detyruar disa herë gjyqtarin të numërojë.

/Telegrafi/