Telegrafi

Boksieri Patrick Day vdes në spital katër ditë pasi pësoi lëndime të trurit në meçin ndaj Charles Conwell

Boksieri Patrick Day ka vdekur në moshën 27-vjeçare, katër ditë pasi pësoi një dëmtim të trurit në një luftë kundër Charles Conwell.

Amerikani u fut në gjendje kome të shtunën pasi u rrëzua në raundin e 10-të në përballjen e zhvilluar në Chicago.

Megjithatë, lëndimet e forta në tru kanë bërë që amerikani Day të mos mundet t’i përballoj dhe të vdes pas katër ditësh.

Lexo po ashtu E la në koma pas nokautit, boksieri Charles Conwell shkruan një letër emocionuese për rivalin Patrick Day

Promoteri Lou DiBella konfirmoi se Day ka vdekur të mërkurën “i rrethuar nga familja e tij, miqtë e afërt dhe anëtarët e ekipit të tij të boksit”.

“Ai ishte një djalë, vëlla dhe mik i mirë për shumë njerëz”.

“Mirësia, pozitiviteti dhe bujaria e Patit bëri një përshtypje të qëndrueshme për të gjithë ata që takuan”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, Day pati 17 fitore, katër humbje dhe një barazim nga 22 përballjet e tij si boksier. /Telegrafi/