Floyd Mayweather vetëm vitin e kaluar ka fituar 300 milionë dollarë.
Kampioni 39-vjeçar dhe një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, vitin e kaluar u pensionua pas 49 fitoreve në po aq luftëra.
Amerikani duket se po mërzitet aq shumë, sa që po organizon ndeja të shpeshta në shtëpinë e tij.
Ahengjet përfshijnë shuma të mëdha të parave dhe femra super seksi të zhveshura në bikini, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar në YouTube, Maywether ju kërkoi vajzave të kërcenin apra tij, ndërsa ai u hedhte monedha 100 dollarëshe.
https://www.youtube.com/watch?v=swiq4SEILXY
Vlen të theksohet se Mayweather do të kthehet prej pensionimit në një takim me Conor McGregor.
Në raste se kjo realizohet, Floyd Mayweather do të marrë më shumë se 100 milionë euro, ndërsa McGregor vetëm 10 për qind e kësaj shume. /Telegrafi/