‘Tysoni shqiptar’ Nuri Seferi është takuar me ish-kryeministrin e Kosovës dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet në Francë.
Boksieri i njohur ishte në krye të protestave më 7 janar në Colmar të Francës, ku kërkua lirimi i menjëhershëm i Haradinajt e që më pas ndodhi, por me kusht.
“Sot kisha nderin të takoj nga afër gjeneralin e UÇK-së, z. Ramush Haradinaj”.
“Zëri jonë për lirimin e tij do të jetë edhe më i fuqishëm deri në pafajësinë e plotë të luftës së UÇK- së”, ka shkruar boksieri në përshkrim. /Telegrafi/