Ish-boksieri profesionist britanik Naseem Hamed, i njohur si ‘Princi’, kënaqi botën me boksin e mrekullueshëm dhe hyrjet e mahnitshme në ring në vitet 1990.
Sipas The Sun, ai sot jeton një jetë mbretërore pasi u pa duke drejtuar një supermakinë Corvette Stingray në vlerë dikur rreth 120,000 euro në Ëindsor.
Një kalimtar i rastit i cili e pa Hamedin në qytet ka thënë: “Ai dikur njihej për goditjet e tij vdekjeprurëse, por tani pothuajse askush nuk e njeh”.
Princi Naseem Hamed e filloi boksin në vitin 1992 dhe e mbylli karrierën në vitin 2002, kur pritej të bënte më së shumti, pasi kishte 36 fitore dhe një humbje.
Ai zgjidhi shumicën (31) luftime me nokaut, dhe ishte kampion i WBO, WBC dhe IBF në kategorinë e peshave të lehta dhe kampion i Evropës në kategorinë e peshave bantam.
Hamedi ra shpejt nga pozicioni i një prej sportistëve më të njohur në planet, pasi 13 vite më parë shkaktoi një aksident të rëndë automobilistik për të cilin u dënua me 15 muaj burg dhe katër vjet ndalim drejtimi.
Kjo pasi Ferrarin e tij me vlerë 320 mijë euro, duke vozitur me shpejtësi të madhe është përplasur me një automjet tjetër dhe me atë rast një grua ka pësuar lëndime të rënda. /Telegrafi/