Telegrafi

Boksieri i pret penisin dashnorit të gruas

Pasi nuk e kishte zënë gjumi gjatë gjithë natës pasi bashkëshortja e tradhtonte me një avokat, Ikki Kodukai vendosi t’i jepte zgjidhje problemit.

24-vjeçari ka shkuar në zyrën e dashnorit të bashkëshortes i ka detyruar të ulë pantallonat dhe me gërshërë kopshti i ka prerë organin gjenital dhe më pas ia ka hedhur në tualet.

Policia thotë se viktima është një 42-vjeçar, i cili është goditur disa herë nga i riu para se t’i priste penisin. Faqja “The Japan Today” raporton se sulmi ka ndodhur rreth orës 07:40 dhe bëhet e ditur se 24-vjeçari është me profesion boksier.

42-vjeçari është dërguar në spital dhe nuk raportohet gjendja e tij shëndetësore. Por, dëshmitarët thonë se pavarësisht se ai ka humbur shumë gjak, jeta e tij nuk është në rrezik.