Telegrafi

Boksieri Haxhi Krasniqi në lidhje të re? (Foto)

Boksieri i njohur Haxhi Krasniqi shpesh është bërë temë e mediave për të arriturat në karrierën e tij, teksa anash nuk kanë mbetur as lajmet për jetën private.

Vite më parë, boksieri nga Juniku ishte në lidhje me bukuroshen “Miss Gjermania 2013”, gjersa më pas përfundoi gjithçka me ndarje, duke shuar kështu zërat e thashethemeve, të cilat ngritën dyshimet në atë kohë.

Lexo po ashtu Capital T stërvitet me Haxhi Krasniqin, paralajmëron hite të reja (Foto)

Por, së fundmi një fotografi e publikuar nga Prive, ka ngritur sërish zërat se Krasniqi mund të ketë nisur një lidhje të re.

Në fotografi ai shfaqet shumë intim pranë një vajze, teksa identiteti i saj nuk bëhet i ditur, ngase është e kthyer nga ana e kundërt.

Boksieri Haxhi Krasniqi me vajzën misterioze në foto.

Thuhet se vajza pranë tij është me origjinë shqiptare. /Telegrafi/